Projekti 'Deti I Shqiponjave' synon te marre parasysh destinacionet e ndyshme turistike te zonave bregdetare qe perfshijne vendet Bari, Brindisi dhe Lecce dhe zonat perkatese bregdetare te Shqiperise te ndodhura ne vendet Durres, Vlore dhe Sarande. Qellimi I projektit eshte te promovoje zhvillimin e zonave te siperpermendura nepermjet studimit dhe ofertes te mjeteve te analizes se avantazheve te konkurimit, te potencialeve dhe te perspektivave per permiresim te kompartit turistik detar I krijuar ne kontekstin e proceseve aktuale te globalizimit, me nje referim te vazhdueshem termave te territorit dhe mbeshtetjes, te kuptuara si elemente kyce te 'produktit te ri turizem'. Permiresimi I konkurrences te ndermarrjeve te zonave bregdetare do te perbeje nje pike kyce per nje filial turistik qe I korrespondon karakteristikave te territoreve dhe aspiratave sociale per te ruajtur mjedisin kulturor dhe natyror te vendeve te pasura me tradita, bukuri panoramike dhe me histori.
Me projektin 'Deti i Shqiponjave' parashikohet realizimi i nje pyetesori per tu shperndare ne nje kampion ndermarrjesh puliese dhe shqipetare per te krahasuar nivelet e ofertes dhe te cilesise se sherbimeve te perceptuar nga perdoruesi perfundimtar me analiza ndermarrese te nevojshme.
Qellimi perfundimtar i kursit eshte formimi I nje figure profesionale qe, nepermjet pervetesimit te kompetencave historike-kulturore dhe njohjeje te caktuar te zonave te ruajtura natyrore qe i perkasin territorit bregdetar puliez dhe shqipetar, te jete i afte te promovoje aktivitete te turizmit alternativ.
Eshte parashikuar krijimi i nje harte te vendeve te ndodhura afer detit, por mbi te gjtha vendeve te identifikuara, te njohura dhe te promovuara si nje homogjen i tere ne te cilen aktivitetet bregdetare turistike perbejne burimin kryesor terheqes per turistet.
Zbatimi i nje sherbimi per tu orientuar me hapjen e ndermarrjeve te reja italo-shqipetare te sherbimeve per turizmin me shqyrtimin e maximumit te 30 ideve sipermarrese dhe asistence teknike dhe shoqerim ne lindjen e te pakten 10 ndermarrjeve.